Një grua nga Nottingham, Angli, e cila dështoi 17 shtatëzani dhe u paralajmërua se nuk do të lindte më kurrë, është bërë nëna e katër fëmijëve – në vetëm 9 muaj.

Lytina Kauri e mori lajmin e hidhur kur u diagnostikua me leukaemia myeloid acute, një lloj kanceri agresiv i qelizave të bardha të gjakut në moshën 17 vjeçare dhe iu nënshtrua një operacioni në kockën e palcës një vit më vonë.

Megjithatë pas 13 vitesh, 32 vjeçarja zbuloi se ishte shtatëzënë, e tanimë është mamaja e katër vajzave të vogla.

Lytina solli në jetë vajzën e saj të parë Kiran në shtator të vitit 2015. Binjaket e saj, Kajal dhe Kavita u lindën nga një zëvendësuese në Indi dy muaj më vonë.

Në qershor të 2016, Znj.Kauri lindi Kiyara në qendrën mjekësore Queen, në Nottingham.

“Çdo ditë ishte shumë e vështirë. Nuk dilja, nuk i jepja makinës sepse nuk doja t’i shtoja vetes stres të panevojshëm. Ishte e tmerrshme,” tha Lytina në lidhje me shtatëzaninë e Kiran, për Daily Mail.

3c0338ed00000578-0-image-a-17_1484038581078 3c033a6100000578-0-image-a-16_1484038259138 3c033a9200000578-0-image-a-18_1484038595824 34244345235 3c033a5900000578-0-image-a-14_1484038237272

2 COMMENTS

Comments are closed.