Drejtori i Shërbimit Federal të Bashkëpunimit Ushtarako-Teknik të Rusisë, Aleksandr Fomin tha se furnizimi i Turqisë me sistemin e mbrojtjes ajrore është pikë e agjendës së bashkëpunimit ushtarak ndërmjet dy vendeve.
Në një reportazh për agjencinë ruse të lajmeve “Interfax” Fomin tha se bashkëpunimi ushtarako-teknik ndërmjet Turisë dhe Rusisë ka filluar sërish.
“Mendoj se mbledhja ndërqeveritare në fushën e bashkëpunimit ushtarako-teknik ndërmjet Turqisë dhe Rusisë do të organizohet deri në fund të këtij viti. Vazhdojnë punimet për përcaktimin e vendit dhe datës së kësaj mbledhjeje”, sqaroi Fomin
Kurse zëdhënësi i Kremlenit, Dmitrij Peskov në deklaratën që kishte bërë muajin e kaluar, kishte bërë këtë vlerësim: “Në rast se kërkohet nga pala turke Rusia mund ta vlerësojë në forma të ndryshme transferimin e sistemit të mbrojtjes ajrore”.
… [Trackback]
[…] Read More to that Topic: epavarura.com/thellohet-bashkepunimi-ushtarak-turqi-rusi/ […]
… [Trackback]
[…] Find More Information here on that Topic: epavarura.com/thellohet-bashkepunimi-ushtarak-turqi-rusi/ […]
Comments are closed.