Themeluesi i lëvizjes anti-islame PEGIDA, Lutz Bachmann është gjobitur me 9.600 euro për shkak të ofendimit të muslimanëve dhe nxitjes së dhunës dhe urrjetjes.

Gjykata në Drezden të Gjermanisë të martën gjobiti 43 vjeçarin Bachmanna me 9.600 euro.

Themeluesi i PEGIDA-s është gjobitur për shkak të ofendimit të muslimanëve dhe të huajve në komentet që i publikoi në Facebook.

Bachmann po ashtu është gjobitur për shkak se ka nxitur opinionin në dhunë kundër muslimanëve dhe të huajve.

Lideri i PEGIDA-s gjykimin kundër tij e ka “show politik” ndërsa akovatja e tij tha se ai nuk ka shkruar porosi ofenduese porse profili i tij në Facebook është “sulmuar”.

Lëvizja PEGIDA ashpër kundërshton politikën liberale migruese të kancelares gjermane Angela Merkel, falë së cilës vitin e kaluar në Gjermani arritën më shumë se një million azilkërkues.

PEGIDA ka arritur që në tubimet e saj të mbledh edhe deri në 25 mijë persona, ndërsa interesimi filloi të bie pasi mediat shkruan për deklaratat e tij shumë raciste dhe “selfieve” në të cilat kishte flokë dhe mustaqe si të Hitlerit.

4 COMMENTS

  1. … [Trackback]

    […] There you will find 51037 additional Information on that Topic: epavarura.com/themeluesi-pegida-s-gjobitet-9-600-euro-per-ofendimin-e-muslimaneve/ […]

  2. … [Trackback]

    […] Here you can find 79657 more Information on that Topic: epavarura.com/themeluesi-pegida-s-gjobitet-9-600-euro-per-ofendimin-e-muslimaneve/ […]

Comments are closed.