Thoma Strakosha është vlerësuar nga gazeta me e madhe sportive në Itali “Gazzetta dello Sport”, si portieri i dytë më i mirë në Serie A dhe goditja më e mirë e merkatos së Lazios.

Me notën 6.5 ai ia ka kaluar edhe portierit të kombëtares shqiptare Etrit Berisha, i cili renditet në vendin e 6 me notën 6.38 tek më të mirët.

Portieri shqiptar i Atalantës u vu në qendër të kritikave edhe në Shqipëri për shkak të gabimit të bërë në ndeshjen ndaj Spanjës.

Në vendin e parë në renditjen e portierëve të Seria A është Gianluigi Donaruma i Milanit. Kjo renditje do t’i shërbejë 21-vjeçarit Strakosha për të tërhequr vëmendjen e trajnerit të Kombëtares, Gianni de Biasi.

Në renditjen e “Gazzetta dello Sport”, për futbollistët më të mirë të Serie A, në mbrojtje janë Benatia, Lirola, Maietta, Paletta dhe Bovo.

Në mesfushë Iago Falque i Torinos, Castro i Chievos, Paredes që luan tek Roma, Sanchez i Fiorentinës dhe Joao Mario i Interit.

Në repartin e sulmit renditet në vend të parë Belotti i Torinos, kapiteni i Romës, Totti i dyti, më pas vijnë Higuain, Keita dhe Petagna i Atalantas.

3 COMMENTS

Comments are closed.