Ministri i Jashtëm i Shqipërisë Ditmir Bushati është përballur sot me kërkesën e homologut të tij Mevlut Cavusoglu për ta luftuar “lëvizjen e fuqishme Gulen në Shqipëri”.

Por nga pala shqiptare nuk ka pasur ndonjë përgjigje. Në postimin e tij ne Facebook Bushati ka shkruar se nga ky takim pati një shkëmbim të frytshëm mbi stadin e marrëdhënieve shqiptaro-turke. “Për ne Turqia është vend mik, partner strategjik në rajon dhe aleat i çmuar në NATO. Diskutuam për sfidat e përbashkëta në lidhje me krizën migratore, arkitekturën e sigurisë europiane, sikundër për thellimin e bashkëpunimit dypalësh në fushën e energjisë, bujqësisë, infrastrukturës, mbrojtjes dhe sigurisë”, shkruan Bushati.

Po gjatë këtij takimi, ministri i Jashtëm turk, i ka bërë të ditur Bushatit, se Turqia është duke ndjekur me vëmendje aktivitetet, terroriste, siç i cilëson ajo, të lëvizjes Gylen, të cilat janë të shtrira edhe në Shqipëri. Mësohet se kreu i diplomacisë shqiptare ka shprehur angazhimin për të punuar me Turqinë si dy vende mike dhe aleate, por në përputhje me praktikat më të mira në këtë fushë si dhe duke respektuar procedurat e brendshme të Shqipërisë.

Ministri Bushati është pritur edhe nga Presidenti i Turqisë, Rexhep Taip Erdogan në orët e mbrëmjes së të mërkurës. Ndërkaq, më herët, gjatë ditës ministri i Jashtëm Ditmir Bushati është takuar edhe me kryeministrin Binali Yildirim dhe me kryetarin e Asamblesë së Turqisë, Ismail Kahraman. Gjithashtu ai ka zhvilluar homazhe dhe në Mauzoleumin e Mustafa Qemal Ataturkut.

12 COMMENTS

  1. … [Trackback]

    […] There you can find 39955 additional Info on that Topic: epavarura.com/ti-bindet-edi-rama-erdoganit-per-ta-luftuar-gulenin-ne-shqiperi/ […]

  2. … [Trackback]

    […] Information on that Topic: epavarura.com/ti-bindet-edi-rama-erdoganit-per-ta-luftuar-gulenin-ne-shqiperi/ […]

Comments are closed.