Një ngjarje dramatike ka ndodhur në Indi.
Banorët e një fshati kanë arritur të shpëtojnë në momentet e fundit një të porsalindur që ishte varrosur e gjallë në një fushë në Shyamsundarpur të distriktit Jajpur, në shtetin indian të Odishas.
Lidhur me këtë ngjarje, policia indiane thotë se ka arrestuar një mashkull, i cili është babai i vogëlushes.

Ai e kishte marr fëmijën nga nëna e tij pasi ajo kishte lindur të shtunën.

Personi në fjalë, kishte pranuar se ai e kishte varrosur fëmijën, duke thënë se është i varfër dhe nuk ishte në gjendje të rriste vajzën.

“Bebja ishte varrosur me kokë poshtë. Ishte e mbështjellë me një pëlhurë. Ne pamë dy këmbë të vogla mbi dhe besuam se mund të ishte gjallë,” tha Alok Ranjan Rout, personi që e shpëtoi të porsalindurën.

Shumë prindër indianë i konsiderojnë bijat barrë për shkak të martesës kur të rritet, ndërsa djemtë do i ndihmojnë ata kur të plaken.