Tmerr! Emigranti i vë flakën vetes se i refuzuan azilin në Greqi

17

Një ngjarje e rëndë është shënuar në kampin e refugjatëve në ishullin grek Hios, ku një sirian mori plagë të rënda djegie pasi i vuri flakën vetes.

Burime të policisë greke bënë me dije se 29-vjeçari nga Siria që kishte mbërritur në kamp javën e kaluar, ku bëri kërkesë për marrjen e azilit, priste t’i aprovohej azili.

Pas mosaprovimit të kërkesës, ai hodhi lëndë djegëse mbi rrobat e tij. Sipas burimeve policore nga ishulli, pas incidentit u konstatua se kishte pësuar djegie të rënda në të gjitha pjesët e trupit dhe u dërgua me urgjencë në një spital në Athinë.

Më shumë se 14.000 refugjatë momentalisht jetojnë nëpër kampe në ishujt e Greqisë, ku shumica prej tyre kanë arritur përmes Turqisë fqinje.

Loading...