Një pamje e cuditshme por edhe e bukur përshëndeti vendasit në Gjirin e Ob, në veriperëndim të Sibersië, pasi mijëra topa bora “pushtuan” plazhin.

Një shtrirje prej 18 kilometrash në bregdet u mbulua nga sferat e akullta.

Ato janë rezultat i një procesi të rrallë të mjedisit ku pjesë të vogla akulli me formë, mbështillen nga era dhe uji deri sa në fund formojnë topa gjigante bore.

Vendasit në fshatin Nyda, i cili shtrihet në Gadishullin Yamal mbi Rrethin Arktik, thonë se ata kurrë nuk kanë parë ndonjë gjë që krahasohej me këtë fenomen.

_92287278_snowballs3 _92287276_snowballs2 _92287280_russianyda4641116

4 COMMENTS

Comments are closed.