Nuk është e lehtë të fitosh në Lojërat Olimpike, dhe Kina këtë gjë e di shumë mirë. Një video e publikuar në rrjete sociale, tregon një punë të madhe që ata bëjnë që fëmijët të merren me sporte. Rekordet e fëmijëve fillojnë që në moshën 5-vjeçare. Ata trajnohen masivisht duke filluar që në shkollën fillore.

Fëmijët dërgohen në kampe trajnuese edhe pse gjatë kësaj periudhe kohore duhet të jetojnë larg familjes së tyre. Gjatë kohës që janë në kamp nuk marrin asnjë informacion të trishtë nga familja, pasi lajmet jo të mira mund t’i shpërqendrojnë. Fëmijët trajnohet 10 orë në ditë dhe në këto 10 orë punë, medaljet e arta janë fokusi i vetëm.

Megjithatë pamjet dhe fotot e shkrepura gjatë këtij trajnimi në pamje të parë ngjasojnë më shumë si torturë, pasi shumë prej fëmijëve sforcohen jashtëzakonisht shumë. Nga ana tjetër duket qartë se qendrimi i tyre stoik i ka bërë atë më të fortë për të përballuar “jetën” që në hapat e fëmijërisë.

SHPËRNDAJE NË:

3 COMMENTS

Comments are closed.