Një agjent i policisë në Brazil, i cili ishte jashtë shërbimit dhe që punonte edhe si shofer i kompanisë ‘Uber’, reagoi menjëherë ndaj një tentative grabitje në një zonë periferike të San Paolo, duke vrarë tre grabitësit.

Njëri nga viktimat ishte vetëm 15 vjeç. Sipas policisë tre të dyshuarit kishin telefonuar në kompaninë e transportit ‘Uber’, por sapo hynë në makinë tentuan të përvetësonin mjetin, duke i drejtuar armën shoferit.

Por shoferi i cili ishte dhe polic, mundi të marrë pistoletën dhe hapi zjarr ndaj tyre, duke i vrarë. Gjithë skena e ndodhur gjatë fundjavës së lënë pas, u filmua nga kamerat e sigurisë dhe u publikua në rrjetet sociale. /noa/

9 COMMENTS

  1. … [Trackback]

    […] Here you will find 80384 more Info on that Topic: epavarura.com/tre-persona-tentojne-te-grabisin-shoferin-por-ai-eshte-polic-dhe-vret-video/ […]

Comments are closed.