Në testin e kaluar, treni ka arritur të ketë shpejtësinë 590 km/h.

Udhëtimi prej 280 km, do të zgjatë vetëm 40 minuta, më pak se gjysma e kohës normale, thonë në qendrën japoneze e cila është pronare e këtij treni, transmeton lajmi.net

Sidoqoftë, pasagjerët nuk do përjetojnë thyerje të rekordit gjatë udhëtimeve sepse maksimumi i shpejtësisë do të jetë 505 km/h. Ndërkaq, një tren normal e ka shpejtësinë 320 km/h.

Japonia është e njohur për ndërtimin e trenave të shpejtë.

Kryeministri japonez, Shinzo Abe do ta vizitojë të dielën SHBA-në ku pritet që të ndërmerr një rol për ndërtimin e një linje të trenit të shpejtë mes Nju Jorkut dhe Uashingtonit. /Lajmi.net/

5 COMMENTS