Kadri Veseli i është kundërpërgjigjur deputetes së Vetëvendosje-s, Drita Millakut, e cila e akuzoi të premten se është fajtor për vrasjen e Komandant “Drinit”. Veseli ka thënë, se duhet pasur fakte për çka disa deputetë, e sidomos ata të Vetëvendosje-s, po i drejtojnë gishtin.
“Edhe dje edhe çdo herë po mundona ta them se qytetarët nuk e meritojnë një debat dhe gjuhë çfarw po përdoret në Kuvend. U befasova nga ti Dardan, për fjalimin që bërë, se ti di me pwrdorw edhe fjalorë çfare dinë ti. Kanë mundur të ndodhin gjëra që nuk janë aspak dinjitoze, por këto i kanë bërë të pabesët, kriminelet dhe të pamoralshmit”, ka thënë Veseli.
Ai ka thënë, se kur kanë akuza, deputetët, atëherë duhet t’u drejtohen organeve kompetente, e jo të bëjnë me gisht e jo të fyejnë në Kuvend ndaj atyre ndwrsa nuk kanë fakte për ato që thonë.
“Çdo njëri duhet të marrw përgjegjwsi për atë që e thotë”, tha Veseli duke iu drejtuar deputetit të VV-së Dardan Molliqajt.
Veseli ka thënë, se prej që kur ishte fëmijë është akuzuar për gjëra të ndryshme, mirëpo thotë se duhet të përmbahet çdonjëri dhe të mos linçojnë pa fakte.
“Komandant Dirnin e kam njohur mirë, mw 1999 kam qwndru në majw të malit. Ka qenë nën urdhra të mia, kam qenë bashkë me të dhe veç me të, e ju veç folni e nuk dini asgjë. Unë besoj se njerëzit e kwqinj dinë me fol gjithçka. Ai që shtin, vetëm për një votë me i keqinformu qytetarët, po i shqetësojnë. Le ta hajw dreqi këtë politike. Nga janari do të jepen nënshkrime që të zbardhen disa raste, unë kam me nënshkrua i pari këtë. Më vdekë po, por me u turpnu kurrë”, ka thënë ai.
Veseli tha ai është i gatshëm të japë votën siç tha për një “Gjykatë Speciale” qw do tw zbardhte vrasjet e pasluftës. //