Elijah Wood, ylli i filmit “Lord of the Rings”, ka shokuar me deklaratën e tij të fundit, në lidhje me skandalin e pedofilisë në Hollivud. 35-vjeçari ka deklaruar në një intervistë për “The Sunday Times” se aktorët e rinj abuzohen seksualisht nga “gjarpërinj” me pushtet në industri dhe që “me shumë gjasa një gjë e tillë vazhdon të ndodhë”.

Prej vitesh tashmë, në Hollivud qarkullojnë zëra se figura të rëndësishme të industrisë së filmit, i mbrojnë këta abuzues fëmijësh dhe Wood ka rrëfyer se ka qenë mamaja e tij e cila e ka mbrojtur në fillim të karrierës së tij, kur ai ishte vetëm 8 vjeç.

“Njerëz me interesa parazitare të shohin si prenë e tyre. Ajo që më mërzit më shumë në këto situata është se viktimat nuk flasin dot me zë aq të lartë sa njerëzit në pushtet,” ka thënë ai. 35-vjeçari ka përmendur edhe rastin e aktorit të humorit Jimmy Savile, i cili gjatë karrierës kishte abuzuar me dhjetra viktima. Ai madje u shpall “kalorës” nga mbretëresha dhe pavarësisht zërave që qarkullonin për vite të tëra, krimet e tij u zbardhën vetëm pas vdekjes së tij.

5 COMMENTS

Comments are closed.