“Bomba” e FBI-së për rihapjen e hetimit ndaj Clinton për përdorimin e një emaili privat ndërkohë që shërbente si Sekretare Shteti, e ka zanafillën te zbulimi i disa emaileve në laptopin e ndihmëses së saj, Huma Abedin.

Mediat e huaja raportojnë se ato u gjetën rastësisht, teksa FBI po hetonte burrin e ndihmëses së Clinton, Anthony Weiner.

Hetimet ndaj tij u bënë pasi ai rezultoi të ishte i përfshirë në skandale seksuale me të mitur.
Daily Mail publikon foto dhe mesazhet me përmbajtje seksuale që ai i dërgonte një të miture, përcjell Panorama.

Gjatë kontrollit të FBI-së, në shtëpinë e Weiner dhe ndihmëses së afërt të Clinton u gjetën shumë emaile të Clinton kur ishte sekretare shteti.

Reagimi i Clinton

Kandidatja demokrate për presidente të SHBA, Hillary Clinton thyen heshtjen një ditë pasi FBI-ja njoftoi rihapjen e hetimit për përdorimin e një emaili privat ndërkohë që shërbente si Sekretare Shteti. Një nga levat ku po mbështeten kundërshtarët e saj në këtë fushatë.
Hillary Clinton, thotë se është e sigurt se hetimi i ri i agjencisë FBI për emailet e saj, nuk do ta ndryshojë konkludimin e parë, që ajo të mos akuzohet.

“Populli amerikan meriton t’i ketë menjëherë faktet e plota dhe komplete”, tha mbrëmë vonë, Hillary Clinton.

Ajo ka kërkuar nga agjencia FBI që “ta shpjegoje këtë çështje, pavarësisht se çka është ajo, pa vonesë”.

Hetuesit federalë thanë se ata do të zhvillojnë hetime për emailet e rinj që janë paraqitur lidhur me përdorimin e serverit privat të emailit.

Ky njoftim i bërë nga drejtori i agjencisë FBI, James Comey, në një letër dërguar Kongresit të Shteteve të Bashkuara, e ka shtuar paqartësinë në fushatën presidenciale amerikane, më pak se dy javë para ditë së zgjedhjeve.

Tashmë FBI ka zhvilluar hetime nëse përdorimi i serverit privat nga ana e zonjës Clinton, derisa ishte sekretare amerikane e shtetit, ka mundur të ketë pasoja në çështjen e informatave sekrete.

Në muajin korrik të këtij viti, Comey tha se hetuesit nuk kanë gjetur asgjë ilegale, por e ka kritikuar Clinton për vlerësim të gabuar. Aso kohe Clinton pati kërkuar falje.

12 COMMENTS

  1. … [Trackback]

    […] Here you can find 69762 more Info to that Topic: epavarura.com/trondit-fbi-ja-kush-eshte-perversi-qe-mund-te-rrenoje-hillari-clinton/ […]

  2. … [Trackback]

    […] Here you will find 4120 more Information on that Topic: epavarura.com/trondit-fbi-ja-kush-eshte-perversi-qe-mund-te-rrenoje-hillari-clinton/ […]

  3. … [Trackback]

    […] Find More on on that Topic: epavarura.com/trondit-fbi-ja-kush-eshte-perversi-qe-mund-te-rrenoje-hillari-clinton/ […]

Comments are closed.