Afro gjysmë kilogrami marijuanë është kapur në një shkollë 9 -vjeçare në Tiranë. Lënda narkotike iu gjet dy nxënësve të shkollës “Avni Rustemi” në rrugën e Durrësit. Ajo mbahej në ambientet e shkollës nga nxënës të klasës së nëntë, M.B., 15 vjeç, dhe F.H., 16 vjeç. Dy të miturit janë arrestuar tashmë nga shërbimet e Komisariatit nr.3, që u lajmëruan nga drejtoresha e shkollës, e cila ishte vënë në dijeni nga mësuesja tyre.

Nga hetimet e kryera, policia e Komisariatit Nr 3 zbuloi se nxënësit kishte 3 ditë që lëviznin me drogë me vete. Qëllimi, sipas policisë, ishte që ta shisnin drogën në doza të vogla tek nxënësit e tjerë, një fakt tronditës ky.

Drogën ua kishte dhënë një i afërm nga Burreli, siç kanë pohuar vetë të miturit. I afërmi është shpallur në kërkim.

4 COMMENTS

Comments are closed.