E ashtëquajtura Organizata për Mbrojtjen e Integriteti dhe Dinjitetit Kombëtar “Shqiptari” ka bërë një thirrje ekstreme në shkelje të plotë të ligjeve të vendit.
Përmes një deklarate të kësaj organizate bëhet thirrje për vrasjen e të gjithë atyre personave që mbajnë pantollona të shkurtëra, mjekër dhe ferexhe, të gjitha këto simbole të fesë islame.
“Ftojmë të gjithë atdhedashësit, të gjithë ata që janë krenarë me emrin e tyre shqiptar dhe me historinë tonë të lavdishme, të gjithë ata që kanë simbol krenarie heronjtë tanë, Skënderbeun, Nënë Terezën dhe Adem Jasharin e të tjerët, që të rebelohen ndaj këtyre dukurive që po importohen në vendin tonë dhe të përgjigjen me largimin dhe shkatërrimin e tyre”, thuhet në këtë deklaratë, të siguruar nga Gazeta InfoPress.
Kjo deklaratë është në shkelje të plotë me të drejtat themelore të njeriut, me Konventën Evropiane për të Drejtat e Njeriut dhe me Kushtetutën e vendit.
Kjo deklatë shihet qartë se është një ndër deklaratat më ekstreme të para kohët e fundit, dhe institucionet e shtetit duhet të vihen menjëherë në levizje para se situata të dali jashtë kontrolli dhe këto thirrje ekstreme të shtohen akoma më shumë.
Shqipërisë, Kosovës por as botës nuk i ka ardhur e keqja asnjëherë ndaj mjekrës së besimtarëv dhe ferexhesë së grave dhe vajzave muslimane. Kjo deklaratë është thirrje e qartë për masakër të të pafajshmëve dhe si e tillë e papranueshme.
Organet ligjzbatuese, prokuroria, policia dhe forcat anti-terror duhet të reagojnë menjëherë ndaj kësaj deklarate.
… [Trackback]
[…] Read More Info here to that Topic: epavarura.com/tronditese-thirrje-per-terrorizem-masiv-ne-kosove-ti-vrasim-te-gjithe-besimtaret-musliman/ […]
… [Trackback]
[…] Information on that Topic: epavarura.com/tronditese-thirrje-per-terrorizem-masiv-ne-kosove-ti-vrasim-te-gjithe-besimtaret-musliman/ […]
… [Trackback]
[…] There you will find 10282 more Information to that Topic: epavarura.com/tronditese-thirrje-per-terrorizem-masiv-ne-kosove-ti-vrasim-te-gjithe-besimtaret-musliman/ […]
… [Trackback]
[…] Read More Info here on that Topic: epavarura.com/tronditese-thirrje-per-terrorizem-masiv-ne-kosove-ti-vrasim-te-gjithe-besimtaret-musliman/ […]
… [Trackback]
[…] Read More on that Topic: epavarura.com/tronditese-thirrje-per-terrorizem-masiv-ne-kosove-ti-vrasim-te-gjithe-besimtaret-musliman/ […]
Comments are closed.