Presidenti i zgjedhur Donald Trump ka thënë se agjentë të brendshëm të inteligjencës amerikane kanë konfirmuar se dosja e shumë-përfolur , që pretendon se Moska zotëron materiale komprometuese mbi të, ishte një vepër e falsifikuar.

“Të brendshmit e inteligjencës tani pretendojnë dosja është” një mashtrim total! ” ka shkruar në faqen e tij në Tëitter Donal Trump.

Presidenti i zgjedhur, që do të përurohet më 20 janar, nuk përcaktoi anëtarët e komunitetit të inteligjencës nga të cilët erdhi vlerësimi, shkruan “Fox News”.

Të martën, CNN- i dhe “BuzzFeed” raportuan për një dosje të fshehtë, e përpiluar nga një ish-oficer i paidentifikuar i inteligjencës britanike, që pretendonte se përmban dëshmi se Trump u shantazhua nga inteligjenca ruse për të paktën pesë vjet mbi aventura seksuale në Rusi.

4 COMMENTS

Comments are closed.