Presidenti i zgjedhur amerikan, Donald Trump ka folur në një bisedë telefonike të së premtes me udhëheqësin filipinas, Rodrigo Duterte, të cilin e ka ftuar për një vizitë në Shtëpinë e Bardhë gjatë vitit të ardhshëm, gjatë asaj që u cilësua si një bisedë “angazhuese dhe tepër të gjallë” nga një ndihmës i presidentit të Filipineve.

Biseda telefonike thuhet se ka zgjatur mbi 7 minuta, sipas asaj që ka bërë të ditur këshilltari special i Dutertes, Christopher Go, përmes një mesazhi “SMS” për mediet.

Bashkëbisedimi erdhi mes tensioneve dhe paqartësive mes Shteteve të Bashkuara dhe Filipineve, pas muajsh të tërë retorike antiamerikane të Dutertes, të nxitur nga irritimi i tij për shkak të shqetësimeve të shfaqura nga administrata “Obama” në lidhje me luftën e tij vdekjeprurëse ndaj trafikantëve të drogës.

Edhe pse Duterte ka folur me optimizëm për marrëdhënie më të mira me Trumpin në Zyrën Ovale, ai vet nuk i ka ulur ende kritikat e tij ndaj Uashingtonit, në diskutimet thuajse të përditshme dhe histerike në lidhje me atë që ai quan “hipokrizi” të Shteteve të Bashkuara.

Go, i cili njihet më së shumti si “Bong Go”, tha se Duterte e kishte ftuar Trumpin të vizitonte Filipinet gjatë vitit të ardhshëm, kur edhe do të kryesojë Shoqatën e Kombeve të Azisë Juglindore (ASEAN), diçka që është e zakonshme për një president amerikan që të marrë pjesë në të.

Duterte mirëpriti muajin e kaluar fitoren e Trumpit, teksa u shpreh “Jetë të gjatë Trump”, duke theksuar kështu krahasimet që janë bërë shpesh mes tyre, për shkak të çiltërsisë në të folur. Duterte deklaroi gjithashtu se “nuk do të grindej më”, sepse tashmë ka fituar Trump.

Në një intervistë me “Reuters” gjatë fushatës presidenciale në SHBA, Trump tha se komentet e Dutertes në lidhje me Amerikën dhe presidentin Barack Obama tregonin “një mungesë respekti për vendin tonë”. Por, ai theksoi “pozicionin tejet të rëndësishëm strategjik” të Filipineve, ndërsa kritikoi gjithashtu Obamën se kishte dështuar të njihte udhëheqësit e botës.

5 COMMENTS

  1. … [Trackback]

    […] Info to that Topic: epavarura.com/trump-fton-ne-shtepine-e-bardhe-presidentin-filipinas-qe-tha-obames-pederast-dhe-bir-kurve/ […]

  2. … [Trackback]

    […] Here you will find 66347 more Info to that Topic: epavarura.com/trump-fton-ne-shtepine-e-bardhe-presidentin-filipinas-qe-tha-obames-pederast-dhe-bir-kurve/ […]

  3. … [Trackback]

    […] Info to that Topic: epavarura.com/trump-fton-ne-shtepine-e-bardhe-presidentin-filipinas-qe-tha-obames-pederast-dhe-bir-kurve/ […]

Comments are closed.