Presidenti i ri Amerikës ka shprehur dashuri ndaj regjimit sionist dhe ka theksuar se Amerika dhe Izraeli i qëndrojnë besnik lirisë së shprehjes, adhurimit dhe realizimit të kërkesave të popujve.

Donald Trump të premten në një intervistë me gazetën hebreje “Israel Today”, pretendoi se “Izraeli është i vetmi shtet demokratik dhe i vetmi mbrojtës i të drejtave të njeriut në të gjithë Lindjen e Mesme, prandaj konsiderohet burim i shpresës dhe dëshirës së shumë njerëzve”. Qendra informative e Palestinës njoftoi se Donald Trump në lidhje me negociatat për kompromis mes Autoritetit Autonom të Palestinës dhe regjimit sionist, gjithashtu deklaroi se qeveria e tij do të ketë mundësi të gjejë një rrugëzgjidhje për vendosjen e paqes dhe kompromisit të drejtë dhe kurrë nuk do të synojë të imponojë ndonjë rrugëzgjidhje të veçantë për asnjërën palë dhe Izraeli dhe populli hebre e meritojnë një rrugëzgjidhje të tillë. Vlen të theksohet se Donald Trump fitoi përballë Hillary Klinton në zgjedhjet presidenciale të Amerikës që u zhvilluan të martën.

6 COMMENTS

  1. … [Trackback]

    […] Read More Info here to that Topic: epavarura.com/trump-izraeli-vetmi-shtet-demokratik-ne-te-gjithe-lindjen-e-mesme/ […]

Comments are closed.