Sekretari i Përgjithshëm i Këshillit të Organizatave Muslimane në SHBA (USCMO) Usame Xhemal duke bërë vlerësime “negative” tha se muslimanët në SHBA duhej të përgatiteshin në mënyrë më aktive në zgjedhjet presidenciale dhe ka shprehur falënderimet kandidatit për president Donald Trump që ka mundësuar krijimin e simpatisë kundrejt Islamit në mesin e amerikanëve, raporton Anadolu Agency (AA).

Xhemal në shkollën e mesme Universal në Chicago ku ka votuar bëri disa vlerësime për gazetarin e AA-së në lidhje me zgjedhjet duke thënë se ata kanë arritur qëllimin për 1 milionë votues muslimanë të regjistruar në SHBA.

“Këto zgjedhje ishin shumë të rëndësishme si për SHBA-të po aq edhe për komunitetin musliman. Është e padiskutueshme që fituesit e këtyre zgjedhjeve kanë qenë muslimanët në SHBA të cilët kanë punuar në mënyrë shumë aktive në procesin para zgjedhjeve. Këto zgjedhje janë fitorja e muslimanëve”, tha ai.

Sipas tij, muslimanët janë treguar të ndishëm në çështjen e regjistrimit të votuesve dhe në votime. “Votat e muslimanëve kanë luajtur rol përcaktues kryesisht në rajonet konkurruese si Ohio, Florida, Michigan, Virginia, Pensilvanya dhe Karolina e Veriut”, tha Xhemal.

Ndër të tjera ai theksoi se muslimanët që jetojnë në SHBA me qëndrimin e tyre aktiv i kanë dhënë një përgjigje me nivel qëndrimeve me pëmbajtje të urrejtjes të Trump-it.

“Deklaratat negative të Trump-it të mbushura plot me urrejtje në mesin e amerikanëve shkaktuan krijimin e një simpatie dhe mbështejeje për muslimanët që jetojnë në SHBA. Deklaratat e Trump-it gjithashtu kanë shkaktuar që muslimanët të përgatiteshin në mënyrë më aktive për zgjedhjet. I shpreh falënderimet e mia Trump-it që ka bërë që komuniteti musliman të veprojë në mënyrë më aktive dhe që ka mundësuar krijimin e një simpatie ndaj Islamit në komunitetin amerikan”.

4 COMMENTS

Comments are closed.