Një analist politik dhe gazetar amerikan është shprehur se gjithësecili nga katër presidentët e fundit të Shteteve të Bashkuara – Xhorxh H. W. Bush, Bill Clinton, Xhorxh W. Bush, and Barack Obama – kane vrarë më shumë njerëz sesa akuzohet presidenti i Rusisë, Vladimir Putin është akuzuar nga ndonjë forcë ndonjëherë të ketë vrarë.

Don DeBar i ka shprehur këto kritika gjatë një interviste që ai ka dhënë ditën e hënë në Press TV, ndërsa ka komentuar rreth reagimit të fortë të mediave kryesore amerikane pasi Presidenti i ShBA-së, Donald Trump ka refuzuar që të konfirmoi pretendimet e gazetarit të Fox News, Bill O’Reilly kundër Putinit.

Ditën e djelë, gjatë një interviste me Trumpin, O’Reilly e ka përshkruar udhëheqësin rus si “një vrasës”.

Në vend që të konfirmote atë që tha prezantuesi, Presidenti Trump ka thënë se qeveria e ShBA-së ka kryer “shumë vrasje” dhe kjo gjë nuk është kaq “e pafajshme”.

Më pas, O’Reilly është shprehur se ai nuk “njihte ndonjë kryetar qeverie që të ishin vrasës”, dhe Trumpi i ka rikutuar atij luftën e Irakut.

Ai ka thënë “Hidhi një vështrim asaj ë ne kemi bërë. Ne kemi kryer shumë gabime. Unë kam qënë kundër luftës në Irak që në fillimet e saj.”

Ai vazhdoi duke thënë: “Shumë gabime. OK, shumë njerëz janë vrarë, kështu që vërdallë ka shumë vrasës, më beso.”

Menjëherë pas kësaj, mediat kryesore në vend filluan të lëshonin sulme pafund kundrejt Trumpit.

Presidenti rus, Vladimir Putin

DeBar është shprehur se mediat amerikane po e trajtojnë trumpin sikur të ketë kryer tradhëti dhe sikur kjo që të jetë një ide fantastike.

Ai ka shtuar se Presidenti Obama mban mbi shpatulla “vdekjen e një shifre [rej dhjetra mijëra, madje deri në qindra mijërave vetëm në Libi, dhjetëra mijëra, ndërsa në Siri mund të ketë rreth një milion të vrarë.”

“Kemi presidentin Bush, i cili ka vrarë të paktën një milion irakianë. Kemi presidentin Clinton me Madeleine Albright, që ka shkakëtuar vdekjen e gjysmë milioni fëmijësh irkianë nga sanksionet e vendosura.”

Gazetari ka shtuar se ish presidenti George H. W. Bush është përgjegjës për vdekjet e panumërta në Irak gjatë Luftës së Parë të Irakut.

Ai ka theksuar se “Të gjithë janë të lirë, ndaj askujt nuk janë ngritur akuza. Secili prej tyre ka vrarë më shumë sesa Putini është akuzuar ndonjëherë nga ndokush.”

Ai e ka mbyllur duke thënë se pavarësisht këtyre, përsëri deklarata e Trumpit shihet sikontraversale, madje as kontraversale, është dënuar botërisht. Këtë herë e ka kaluar edhe propagandën. Është si të shohësh programe shumë të paarrira për fëmijë në një vidiokasestë shumë të keqe.

Burimi : Press TV

4 COMMENTS

Comments are closed.