Kandidati Republikan për president të SHBA-së, Donald Trump, ka kërkuar falje për vendimin e vendit të tij, që të bombardojë Serbinë gjatë mandatit të Bill Clintonit në Shtëpinë e Bardhë.

SHBA-ja dhe aleatët e NATO-s nisën një fushatë ajrore kundër regjimit Jugosllav, duke goditur trupat etnike serbe në vitin 1995 dhe 1999.

Sulmi i parë u krye në mbështetje të grupeve në Bosnjë e Hercegovinë, që kërkonin pavarësinë nga Beogradi, ndërkohë që sulmi i dytë u bë mbi forcat e ngjashme në Kosovë.

“Bombardimi i serbëve, që ishin aleatët tanë në të dyja luftërat botërore, ishte një gabim i madh”, tha Trump për një revistë javore serbe, “Nedeljnik”, në një artikull të publikuar në faqen e saj në internet.

“Serbët janë njerëz shumë të mirë. Fatkeqësisht, administrate e Clintonit iu shkaktoi atyre shumë dëme, por edhe gjithandej Ballkanit, duke krijuar kaos”.

3 COMMENTS

  1. … [Trackback]

    […] Here you will find 30466 more Information to that Topic: epavarura.com/trump-kerkoj-falje-serbise-per-bombardimet-e-nato-s/ […]

Comments are closed.