Presidenti i zgjedhur i Amerikë ka kritikuar politikat luftënxitëse të qeveritarëve të këtij vendi.

Donald Trump, presidenti i zgjedhur i Amerikë, në një intervistë me kanalin televiziv CNN ka deklaruar se Amerika ka prani ushtarake në Lindjen e Mesme për më shumë se 15 vite dhe pa arritur asnjë qëllim, ka shpenzuar 6 trilion dollarë në këtë rajon. Trump shtoi se politikanët amerikanë me vendimet që kanë marrë, kanë shkaktuar pesimizëm tek qytetarët e këtij vendi. Presidenti i ri amerikan vuri në dukje problemet e brendshme të këtij vendi dhe deklaroi se gjendja e rrugëve, e urave, e tuneleve dhe e aeroporteve të Amerikës është e ngjashme me vendet të cilat kanë dalë jashtë përdorimit dhe autoritetet amerikane kishin mundësi që në vend të shpenzimeve 6 trilion dollarë në Lindjen e Mesme, ta rindërtojnë vendin e tyre. Trump me këtë rast gjithashtu theksoi edhe spastrimin e sistemit të ndotur politikë në Amerikë.

4 COMMENTS

Comments are closed.