Kandidati për President të Shteteve të Bashkuara nga radhët e Republikanëve, Donald Trump, ka paralajmëruar për një sulm të mundshëm terrorist, të ngjashëm me atë që ndodhi më 11 shtator të vitit 2001.

Ai pretendon se sulmin do ta organizojnë refugjatët të cilët po arrijnë në Shtetet e Bashkuara, dhe atë duke përdorur telefona mobil të cilët i financon Shteti Islamik, transmeton Telegrafi.

Ai ka shtuar duke thënë se refugjatët të cilët kanë hyrë në SHBA, ‘valëvisin’ me telefonat e tyre me flamur të ISIS-it, dhe është i bindur se kjo organizatë është duke ua paguar faturat aty

“Posedojnë telefona mobilë në të cilët mbajnë flamurin e ISIS-it. Dhe tani na mbetet të themi, ‘a nuk kemi bërë mirë që i kemi lënë të hyjnë në vendin tonë”, ka shtuar Trump.

Megjithatë, ai nuk ka deklaruar nëse posedon informata konkrete lidhur me pretendimet, nëse do të vjen deri tek ndonjë sulm terrorist.

4 COMMENTS

  1. … [Trackback]

    […] Information to that Topic: epavarura.com/trump-paralajmeron-se-eshte-duke-u-pergatitur-nje-11-shtator-ri-gjera-te-keqija-te-ndodhin/ […]

Comments are closed.