Kandidati republikan për zgjedhjet presidenciale në Amerikë ka pranuar se ka bërë tregti mjaft fitimprurëse me Muamer Gadafin.

Sipas gazetës Uashington Post, Donald Trump ka pohuar se ka patur lidhje financiare me Muamer Gadafin. Lidhja tregtare e Trump me ish diktatorin libian Muamer Gadafi, është kthyer në qendër të vëmendjes gjatë fushatës elektorale për president në Amerikë. Donald Trump ka pohuar se vetëm ai ka kryer tregti me Muamer Gadafin dhe nga kjo ka përfituar shuma të mëdha. Në vitin 2009 në kohën kur Muamer Gadafi ka shkuar në Amerikë për të mbajtur fjalim në AP të OKB, ai nuk gjeti vend në parkun Manhatan për të shtruar tendën e tij dhe për këtë mori me qera një prej tokave të Trump në qytetin Badford në periferi të Nju Jorkut.

2 COMMENTS

Comments are closed.