Donald Trump, kandidati republikan për zgjedhjet presidenciale në Amerikë, të premten gjatë një fjalimi elektoral në Michigan, deklaroi: “Hillari Klinton synon vetëm interesat e saj personale dhe ne, më 8 nëntor do t’i japim fund korrupsionit të Klinton dhe do ta kthejmë Amerikën përsëri në kulmin e forcës”.

Donald Trump theksoi: “Që nga koha kur Bill Klinton është larguar nga posti i tij sëbashku me bashkëshorten e tij, kanë marrë 150 milionë dollarë për shkak të fjalimeve të tyre. Për shkak të korrupsionit dhe skandaleve të Klintonit, populli amerikan për shumë vite ka pësuar humbje të mëdha. Hillari Klinton gjatë viteve të kaluara nuk u ka ndihmuar fare qytetarëve amerikanë, prandaj amerikanët këtë vit do t’i thonë Hillari Klinton: “Mjaft”. Afro-amerikanët kurrë nuk do t’i japin votën Hillari Klinton, për arsye se ata tani kanë kuptuar se janë keqshfrytëzuar nga ajo”. Donald Trump, kandidati republikan për zgjedhjet presidenciale në Amerikë në vazhdim të fjalimit të tij theksoi: “Ne kemi shpenzuar 6 trilionë dollarë në rajonin e Lindjes së Mesme, ndërkohë që me këto para kishim mundur ta ndërtojmë përsëri Amerikën. Unë do të punojë vetëm për interesa të Amerikës dhe kurrë nuk do të marrë urdhra nga asnjë palë tjetër!”.

2 COMMENTS

  1. … [Trackback]

    […] Read More Information here on that Topic: epavarura.com/trump-shpenzimet-qe-kemi-bere-ne-lindjen-e-mesme-kishim-ndertuar-perseri-ameriken/ […]

Comments are closed.