Trupat indonezianë kanë vërtetuar se nuk kanë nevojë për varkë për të lundruar përmes ujërave të turbulluar.

Marinsat detarë u detyruan të ecnin në ujë të thellë deri te mesi, në plazhin Suramadu në Surabaya, si pjesë e një ushtrimi të pazakontë për të shënuar 71 vjetorin e themelimit të ushtrisë në vend.

Fotot tregojnë trupat me bereta ngjyrë vjollcë në ceremoninë festive të formacionit Tentara Nasional në Indonezi (TNI).

Pas eventit, Presidenti Joko Widodo e përshkroi ushtrinë si “lidhës të unitetit kombëtar”.

Ai tha se është e rëndësishme që njerëzit me diferenca etnike dhe fetare të qëndrojnë të bashkuar, e shtoi se një “ushtar i vërtetë” duhet të ushqejë gjithmonë vetëbesim.

Widodo u shpreh se forcat speciale indoneziane do të pozicionohen kudo ku populli do të ketë nevojë.

6 COMMENTS

Comments are closed.