Ndeshja Shqipëri-Izrael, e vlefshme për eliminatoret e Botërorit 2018, do të drejtohet nga një treshe gjyqtaresh gjermane.

UEFA ka bërë të ditur se Deniz Aytekin është caktuar për të gjykuar ndeshjen e së shtunës në “Elbasan Arena”. Ndihmës të turkogjermanit do të jenë Guido Kleve dhe Markus Haker, ndërsa gjyqtar i katërt Daniel Zibert.

Në vitin 2004, Deniz Aytekin u bë arbitër i Federatës Gjermane të Futbollit, ndërsa në vitin 2008 debutoi në Bundesligë. Deri tani ai ka drejtuar më shumë se 100 ndeshje.

Me 1 janar të vitit 2011 gjyqtari 38-vjecar mori stemën e FIFA-s dhe ka drejtuar më shume se 50 ndeshje ndërkombëtare.