Presidenti i 45-të i zgjedhur në SHBA, Donald Trump, ka formuar “kabinetin më të shtrenjtë” në botë me biznesmenë, pasuria totale e të cilëve tejkalon 15 miliardë dollarë, raporton Anadolu Agency (AA).

Tashmë është përcaktuar në masë të madhe kabinet i Trumpit i cili afërsisht pas një muaji do të marrë zyrtarisht postin presidencial. Trump i cili pjesëtarët e kabinetit të tij i ka zgjedhur nga radhët e ushtarakëve dhe biznesmenëve, do ta drejtojë vendin me kabinetin më të pasur jo vetëm në historinë e SHBA-ve, por edhe në historinë e botës.

Sipas informacioneve që AA ka përpiluar, theksohet se pasuria totale e të pasurve që pritet të jenë pjesë e kabinetit të Trump arrin afërsisht në 15 miliardë e 200 milionë dollarë. Ndërsa kjo shifër bashkë me pasurinë prej 4,5 miliardë dollarë të Trump shkon deri në 20 miliardë dollarë.

Më i pasuri është zv.sekretari i Departamentit të Tregtisë

Sipas revistës amerikane Forbes për ekonominë theksohet se personi më i pasur në kabinetin e Donald Trump është Todd Ricketts i cili është zgjedhur për postin e zv.sekretarit Tregtisë. Parashikohet se familja Ricketts e cila është një nga pronarët e ekipit të bejsbollit Chicago Cubs ka një pasuri totale prej 5.3 miliardë dollarë.

Ndërsa emri i dytë më i pasur në kabinet është Betsy DeVos që është deri tani si kandidate për drejtimin e Departamentit Amerikan të Arsimit. DeVos e cila pranoi detyrën pavarësisht se nuk mbështeti Trumpin në Kongresin e Partisë së Republikanëve ajo bashkë me bashkëshortin e saj kanë një pasuri në total që arrin në 5.1 miliardë dollarë.

Wilbur Ross që është propozuar si kandidat për sekretar të Tregtisë, është emri i tretë që paraqitet si njeriu më i pasur në qeverinë e Trump. Ross pasi punoi për afërsisht 25 vite për kompaninë e njohur Rothschild ai formoi më pas kompaninë e tij dhe theksohet se ka një pasuri afërsisht 2.9 miliardë dollarë.

Ndërsa e katra në listë dhe miliarderja e fundit është Linda McMahon, të cilën Trump e ka caktuar në kryer të Administratës së Menaxhimit të Bizneseve të Vogla. Pasuria e McMahon e cila më parë ka kryer detyrën e drejtueses ekzekutive (CEO) në kompaninë e Mundjes Argëtuese Botërore, bashkë me bashkëshortin e saj Vincent McMahon ka një pasuri neto 1.16 miliardë dollarë.

Kandidatë multi milionerë

Emri i pestë më i pasur që ka marrë pjesë së fundmi në kabinetin e Trump dhe që do të prezantohet si kandidat për drejtimin e Departamentit Amerikan të Shtetit është Rex Tillerson me detyrën CEO i Exxon Mobile dhe i cili ka një pasuri afërsisht 300 milionë dollarë. Tillerson i cili ka punuar afërsisht prej 40 vitesh në sektorin e energjisë ka qenë objekt i kritikave për afërsinë e tij me presidentin rus Vladimir Putin.

Gary Cohn, presidenti dhe drejtuesi i operacioneve të larta (COO) të Goldman Sachs që është emëruar në Drejtorinë e Këshillit Ekonomik Kombëtar parashikohet se ka një pasuri prej afërsisht 266 milionë dollarë.

Ndërsa Steve Mnuchin, ish-partneri i Goldman Sachs që është paraqitur si kandidat për drejtimin e Departamentit Amerikan të Thesarit ka një pasuri prej 46 milionë dollarë. Kryerja e parregullsive në kreditë e strehimit të Bankës OneWest që Mnuchin ka patur në pronësi gjatë viteve 2009-2015 theksohet se mund të shkaktojë kundërshtime në Senat, kryesisht të demokratëve.

Ndërsa milionerët e tjerë në kabinetin e Trump janë kandidati për drejtimin e Departamentit Amerikan të Punës, Andrew Puzder (43 milionë dollarë), kandidati për drejtimin e Departamentit të Zhvillimit Urban dhe Strehimit është kirurgu në pension Ben Carson (26 milionë dollarë), kandidatja për drejtimin e Departamentit të Transportit Elaine Chao (22,8 milionë dollarë), kandidati për Departamentin e Shëndetësisë Tom Price (13,6 milionë dollarë), kryekonsulent për strategjinë Steve Bannon (10 milionë dollarë), kandidati për drejtimin e Departamentit të Drejtësisë Jeff Sessions (7.5 milionë dollarë), dhe kandidati për drejtimin e Departamentit të Energjisë, Rick Perry (3 milionë dollarë).

7 COMMENTS

  1. … [Trackback]

    […] There you can find 40820 additional Info on that Topic: epavarura.com/turmp-ka-formuar-kabinetin-te-pasur-ne-bote/ […]

Comments are closed.