Prokuroria në Turqi ka mbyllur akuzat ndaj klerikut dhe kundërshtarit të Rexhep Erdogan, duke kërkuar dy burgime të përjetshme, plus 1900 vite burg dhe gjobë 4.8 milionë Dollarë për orkestrimin e grushtit të shtetit në Turqi.

Prokurorët dorëzuan në Gjykatën e Lartë dosjen me më shumë se 2500 faqe kundër klerikut Fethullah Gulen dhe kërkojnë ekstradimin e tij nga Shtetet e Bashkuara të Amerikës, ku po jeton prej disa vitesh.

Grushti i shtetit që mbeti në tentativë ndodhi mbrëmjen e 15 korrikut në Stamboll, ku ushtria kërkoi të merrte me forcë pushtetin. Më shumë se 240 persona humbën jetën, ndërsa 20 mijë vet u arrestuan dhe rreth 80 mijë të tjerë u shkarkuar nga postet publike.

Së fundmi, policia bastisi 44 kompani dhe kërkon arrestimin e 120 drejtuesve të tyre. Nga ana tjetër, Gulen ka deklaruar disa herë nga SHBA-ja që autoritetet turke të provojnë përfshirjen e tij në grushtin e shtetit që dështoi.

9 COMMENTS

  1. … [Trackback]

    […] Here you will find 14954 more Info on that Topic: epavarura.com/turqi-1900-vite-burg-dhe-4-8-milione-gjobe-per-fetullah-gulen/ […]

Comments are closed.