Zjarri arriti të shuhet pas përpjekjeve intensive të ekipeve të zjarrfikësve, ndërsa në vend të ngjarjes janë dërguar një numër i madh i autoambulancave dhe ekipeve të ndihmës emergjente.

Në zjarrin që ra në një konvikt të nxënëseve në nënprefekturën Aladag të Adanas kanë humbur jetën 11 nxënëse dhe 1 punonjës i konviktit.

Në këtë ngjarje janë plagosur edhe 22 persona shumica e të cilëve nxënës.

Zjarri arriti të shuhet pas përpjekjeve intensive të ekipeve të zjarrfikësve, ndërsa në vend të ngjarjes janë dërguar një numër i madh i autoambulancave dhe ekipeve të ndihmës emergjente.

Trupat e pajetë u dërguan në morgun e Institutit të Mjekësisë Ligjore për autopsi.

Prefekti i Adanas, Mahmut Demirtas deklaroi se supozohet se zjarri shpërtheu për shkak të lidhjes së shkurtë elektrike.

Presidenti Recep Tayyip Erdogan i telefonoi Prefektit Demirtas prej të cilit u informua në lidhje me zjarrin.

Erdogan shprehu pikëllimin e thellë nga humbja e jetëve në këtë ngjarje, ndërsa kërkoi mëshirë prej Perëndisë për viktimat dhe të plagosurve u uroj shërim të shpejtë.

Edhe Kryeministri Binali Yildirim u informua nga ana e ministrave përkatës dhe prefekti i Adanas në lidhje me këtë ngjarje.

Zëvendëskryeministri Veysi Kaynak, Ministri i Brendshëm, Suleyman Soylu dhe Ministrja e Familjes dhe Politikat Sociale, Fatma Betul Sayan Kaya bënë inspektime në vendin e ngjarjes.

Ministrja e Familjes dhe Politikave Sociale, Kaya theksoi se shteti me të gjitha mundësitë ndodhet pranë familjeve të viktimave, ndërsa vijoi duke thënë se “Në qoftë se ka edhe neglizhencë më të vogël kjo do të hetohet me kujdes. Ata të cilët kanë qenë neglizhent do të ndëshkohen deri në fund”.

Zëvendëskryeministri Numan Kurtulmus, Ministri i Integrimit Evropian dhe kryenegociatori, Omer Çelik si dhe Ministri i Jashtëm, Mevlut Çavusoglu publikuan mesazhe ngushëllimi në lidhje me rastin.

Në konviktin 3 katësh ishin të sistemuara 34 nxënëse të shkollave të mesme dhe liceve, të cilat vinin nga fshatrat përreth.

6 COMMENTS

  1. … [Trackback]

    […] There you can find 15649 more Information on that Topic: epavarura.com/turqi-nga-zjarri-ne-konviktin-e-nxenesve-ne-adana-humbin-jeten-11-nxenese/ […]

  2. … [Trackback]

    […] Read More to that Topic: epavarura.com/turqi-nga-zjarri-ne-konviktin-e-nxenesve-ne-adana-humbin-jeten-11-nxenese/ […]

Comments are closed.