Ankaraja dhe Moska po përgatiten të ndërmarrin një nismë të përbashkët kundër linjës terroriste, që kërkohet të formohet në qytetin sirian të Halepit.

Turqia dhe Rusia do të bashkëpunojnë për të ruajtur strukturën demografike, që Halepi kishte përpara shpërthimit të luftës civile në vitin 2011, duke mos lejuar tentativën për të krijuar një linjë terroriste në këtë zonë.

Sipas një artikulli të publikuar të hënën nga e përditshmja turke “Yeni Safak”, zona që fillon nga Halepi dhe përfshin qytetet Idlib, Latakia, Rakka, Haseke dhe Deir ez-Zor, do të trajtësohet duke marrë për bazë strukturën demografike më të afërt me situatën përpara luftës civile në Siri.

Në kuadër të operacionit “Mburoja e Eufratit”, që Forcat e Armatosura të Turqisë filluan më 24 gusht së bashku me Ushtrinë e Lirë Siriane, në veri të Sirisë është spastruar deri më sot nga prania e elementëve terroristë një sipërfaqe prej 1.300 km2.

Si rezultat i marrëveshjes së arritur me Rusinë, aleanca e Forcave të Armatosura të Turqisë me Ushtrinë e Lirë Siriane tashmë do të avancojë për hyrë në qendër të Halepit.

Gjithnjë sipas lajmit të “Yeni Safak”, një nga pikat e marrëveshjes në fjalë me Rusinë është edhe zona e sigurt prej 5.000 km2, që Presidenti Recep Tayyip Erdogan ka kërkuar të formohet në kufirin turk.

Kjo tezë duket se mbështetet fuqimisht edhe nga operacioni i fundit, që opozita e moderuar siriane ka nisur në drejtim të qendrës së Halepit, qyteti më i madh në Siri.

12 COMMENTS

  1. … [Trackback]

    […] There you will find 77579 additional Information to that Topic: epavarura.com/turqi-rusi-bashkepunim-per-te-ruajtur-strukturen-demografike-te-halepit/ […]

  2. … [Trackback]

    […] Find More Information here on that Topic: epavarura.com/turqi-rusi-bashkepunim-per-te-ruajtur-strukturen-demografike-te-halepit/ […]

Comments are closed.