Gatime KURIOZITETE LIFESTYLE Shëndeti Shkencë dhe Jetë Teknologji

Turqi: Zgjidhet misteri i një “zjarri të përjetshëm” që del nga shkëmbinjtë (video)

Në majë të një mali në jugperëndim të Turqisë, flakë zjarri dalin çuditshëm nga shkëmbinjtë, një fenomen ky që njihet si flaka e përjetshme e Chimera-s, zjarri që vijon të dalë që nga kohët e lashta.
Legjenda lokale thotë se zjarr vjen nga një përbindëshi, një këmbim mes dhisë, gjarpërit dhe luanit. Por në fakt është zjarri i një gazi që vjen nga thellësitë e këtij mali, jo nga lëndët djegëse fosile, por nga reaksionet kimike.
Të dhënat nga shkencëtarët ndërkombëtarë nga një Observator tregojnë se burimi i këtij gazi në planetin tonë është më i zakonshëm sesa është menduar më parë.
“Ne kemi gjetur kësi burimesh të pazakonta të metanit në shumë vende. Ky nuk është një fenomen i rrallë”, tha Giuseppe Ethiope, një nga shkencëtarët që zbuloi në vitin 2014 se çfarë e shkakton atë zjarr.
Gjatë dekadave, burime të tilla të gazit janë zbuluar në më shumë se 20 vende dhe është konstatuar se shkaku i tyre është shumë më kompleks se sa ishte menduar më parë.
“Tani ne kuptojmë më mirë mënyrën se si mund të krijohet metani. Nuk ka vetëm një mënyrë biologjike që ne dimë”, tha Benedicte Menez, një shkencëtar në Institutin Globe de Paris.
Metani Abiotik, siç quhet, nuk përfshin bimët, kafshët ose algat e zbërthyera në gurë, siç është rasti me metanin biotik. Reaksioni kimik që prodhon këto gazra përfshin ujin dhe shkëmbinjtë, nganjëherë milje nën sipërfaqen e Tokës, shkruan The Neë York Times.
Për vite me rradhë, kjo organizatë ka mbledhur dhe analizuar mostrat e gazit nga qindra vende të ndryshme. //