“Është një punë e gjermanëve”. Ky është titulli me gërma të mëdha i vendosur në faqen e parë të gazetës qeveritare turke Güneş, i cili i referohet atentatit të tmerrshëm me autobombë që mëngjesin e 7 qershorit shkaktoi vdekjen e 11 personave në lagjen Vezneciler të Stambollit. Sipas të përditshmes pro Erdoğanit, pas atentatit tragjik qëndron dora e Gjermanisë.

Gjithmonë në faqen e parë hidhen akuza ndaj Berlinit, i cili akuzohet se “ka ushqyer gjithmonë organizatën terroriste kurde PKK” dhe se ka dhënë mbështetje totale ndaj protestave të Gezit, të cilin presidenti turk Erdoğan e ka konsideruar gjithmonë si pjesë të një komploti që synon të përmbysë qeverinë e tij. “Kjo është vepër e Gjermanisë”, lexohet mes rreshtave të gazetës.

Më tej shtohet se “Gjermania ka kërkuar të parandalojë ndërtimin e aeroportit të tretë dhe ka njohur gjenocidin armen. Mendohet se është Gjermania pas organizatës terroriste që kreu atentatin e 7 qershorit në Stamboll”.

Gjatë udhëtimit të tij të fundit në Afrikë, Erdoğan deklaroi përpara gazetarëve se aprovimi i Bundestagut për rezolutën e njohjes së masakrave ndaj armene të ndodhura në vitet 1915-1916 nën perandorinë otomane ishin “fryt i një mendjeje superiore”.

Duke përdorur tone të ashpra, Erdoğan akuzon qeverinë gjermane se ka kryer operacione që kanë qëllim të destabilizojnë qeverinë e tij, duke manovruar kundërshtarët politik, gazetarët dhe personazhe me ndikim në mediat turke.

8 COMMENTS

  1. … [Trackback]

    […] Find More Info here on that Topic: epavarura.com/turqia-akuzon-hapur-gjermanine-per-atentatet-e-fundit-terroriste/ […]

  2. … [Trackback]

    […] There you can find 37840 more Information to that Topic: epavarura.com/turqia-akuzon-hapur-gjermanine-per-atentatet-e-fundit-terroriste/ […]

  3. … [Trackback]

    […] Read More Information here on that Topic: epavarura.com/turqia-akuzon-hapur-gjermanine-per-atentatet-e-fundit-terroriste/ […]

Comments are closed.