Kompania turke e industrisë elektronike në fushën e mbrojtjes, HAVELSAN, ka blerë 100% kapitalin e firmës amerikane “Quantum 3D” me seli në Luginën e Silikonit në ShBA.

Pas bisedimeve që zgjatën 1 vit e gjysmë kompania turke e industrisë elektronike HAVELSAN ka blerë me një kapital 100% firmën “Quantum 3D” me seli në Luginën e Silikonit (ku prodhohet teknologji e lartë) në Shtetet e Bashkuara të Amerikës (ShBA).

Drejtori i Përgjithshëm i HAVELSAN-it, Ahmet Hamdi Atallaj (Atalay), në fjalën që mbajti në ceremoninë e organizuar me këtë rast në Luginën e Silikonit në shtetin e Kalifornisë, tha se synojnë të kapin pikën më të fundit në teknologji.

“Ne jemi firma e parë që kemi blerë një kompani amerikane që vepron në fushën e teknologjisë së lartë”, u shpreh Atallaj duke shtuar se kjo i ka shqetësuar shumë rivalët tanë në këtë sektor.

9 COMMENTS

  1. … [Trackback]

    […] There you can find 97156 additional Information on that Topic: epavarura.com/turqia-ble-firmen-amerikane-simbolin-e-illuminatit/ […]

Comments are closed.