Në reportazhin e dhënë për agjencinë ruse të lajmeve TASS Ministri Çavusoglu tha se heqja e kufizimeve për prodhimet bujqësore dhe ushqimore të ndaluara turke dhe anulimi i kufizimeve janë të rëndësisë jetike.

Ministri i Jashtëm turk, Mevlut Çavusoglu bëri të ditur se duhet parë përpara në marrëdhëniet mes Turqisë dhe Rusisë.

Në reportazhin e dhënë për agjencinë ruse të lajmeve TASS para vizitës së Ministrit të Jashtëm të Rusisë, Sergey Lavrov më 1 dhjetor, Ministri Çavusoglu tha se “Heqja e kufizimeve për prodhimet bujqësore dhe ushqimore të ndaluara turke dhe anulimi i kufizimeve sektoriale për kompanitë dhe biznesmenët turq janë të rëndësishme në këtë kuadër”.

Duke e bërë të ditur se Turqia dhe Rusia nuk janë dy fqinjë konvencional, Ministri Çavusoglu u shpreh se “Jemi dy shtete të lashta të cilat përcaktojnë me shekuj ritmin e Euroazisë. Marrëdhënieve me Rusinë ne çdo herë i qasemi me një vizion strategjik, ndërsa edhe në të ardhmen shikojmë me këtë vizion”.

Çavusoglu theksoi se kurrë nuk kanë shikuar në marrëdhëniet me Rusinë nga një perspektivë e ngushtë, ndërsa shtoi se “Vizioni ynë është objektivi i një vëllimi tregtar prej 100 miliardë dollarë, i cili përfshinë projektet e Akkuyu dhe Rrjedhës Turke”.

Ministri tërhoqi vëmendjen se marrëdhëniet ekonomike mes Turqisë dhe Rusisë e plotësojnë në mënyrë të përkryer njëra-tjetrën dhe tha se “Rusia ndodhet në krye të furnizuesve të Turqisë në sektorin e energjisë, ndërsa Turqia është furnizuesi që ofron kushtet më të mira në furnizimin e Rusisë me fruta-perime të freskëta. Turqia i ofron kushtet më të mira në fushën e turizmit Rusisë, ndërsa Rusia i jep projektet më të rëndësishme kompanive turke të ndërtimit”.

“Unë javën e ardhshme do ta mirëpres homologun tim të nderuar rus, Sergey Lavrov. Më pas Kryeministri ynë do të vizitoj Rusinë me ftesë të Kryeministrit Medvedev. Gjatë vitit të ardhshëm edhe liderët tanë do të takohen edhe njëherë në Rusi. Pritshmëritë tona themelore nga këto kontakte është hapja e horizonteve të reja të bashkëpunimit në marrëdhëniet Turqi-Rusi”, u shpreh ndër të tjera Ministri Çavusoglu.

5 COMMENTS

  1. … [Trackback]

    […] Here you can find 73816 additional Info on that Topic: epavarura.com/turqia-dhe-rusia-dy-shtete-te-lashta-te-cilat-percaktojne-shekuj-ritmin-e-euroazise/ […]

Comments are closed.