Kryeministri i Turqisë ka thënë se janë krijuar kushtet që Rusia të përdorë bazën Inxherlik për të kryer sulme kundër terroristëve në Siri.

Kryeministri i Turqisë, Binali Yildirim, tha se vendi i tij do të marrë rol më aktiv në adresimin e konfliktit në Siri. Do të jemi më aktivë në Siri, si lojtar rajonal, në gjashtë muajt e ardhshëm. Kjo do të thotë të mos lejojmë Sirinë të ndahet në ndonjë bazë etnike. Kjo është e rëndësishme për Turqinë, tha Yildirim në një konferencë për media në Stamboll. Sipas tij, presidenti sirian, Bashar Asad, mund të ketë rol në periudhën e tranzicionit, por jo në të ardhmen e Sirisë. Grupet kurde kanë filluar të ndërtojnë rajonet e tyre në Siri, derisa luftojnë kundër grupeve terrorsite. Ankaraja druan se grupet e fuqishme kurde në Siri mund të inkurajojnë kryengritjen kurde brenda Turqisë. Deklarata e kryeministrit turk për më shumë aktivizim në Siri dhe për vënien e bazës Inxherlik në shërbim të Rusisë është kundërshtuar nga pala amerikane.

9 COMMENTS

  1. … [Trackback]

    […] There you will find 30159 additional Info to that Topic: epavarura.com/turqia-e-gatshme-qe-bazen-inxherlik-ta-vendos-ne-sherbim-te-rusise/ […]

  2. … [Trackback]

    […] Find More on that Topic: epavarura.com/turqia-e-gatshme-qe-bazen-inxherlik-ta-vendos-ne-sherbim-te-rusise/ […]

Comments are closed.