BOTA

Turqia është blerësi i parë, Rusia: Armatimi ynë do shfaqet në mbarë Lindjen e Mesme

Ndërsa mediat amerikane raportojnë për sanksione të mundshme ndaj Turqisë, për shkak të blerjes prej saj të sistemit mbrojtës S-400, Moska njofton se ka ndërmend që armatimin e saj ta shpërndajë në mbarë rajonin e Lindjes së Mesme dhe të Afërme. Kreu i Komitetit për Çështjet e Jashtme në Dumën ruse, Leonid Slutsky ka deklaruar në një intervistë për RT se  Turqia është vetëm blerësi i parë.

 

S-400 dhe sisteme armatimi më të avancuara nga Rusia do të shfaqen në rajon. Ne do të bashkëpunojmë ngushtësisht; volumet e një bashkëpunimi të tillë janë të jashtëzakonshme. Kam besim se ne duhet të rrisim bashkëpunimin në çdo mënyrë të mundshme

 

ka thënë ai.

 

Deri më sot Rusia ia ka refuzuar Iranit kërkesën për blerjen e një sistemit të tillë, por në kushtet e një goditjeje ushtarake ndaj tij, dërgimi i një sistemi të këtillë mesa duket nuk përjashtohet. Iste sistemi në fjalë që diktoi në një masë të madhe vendimin e Kongresit amerika për të mos autorizuar sulme ajrore ndaj qeverisë siriane në vitin 2013, ndërkohë që krijimi i mburojave të tilla ajrore për shtete që shkojnë ndesh politikave perëndimore, në thelb asgjëson doktrinën ushtarake të SHBA që sheh te sulmet ajrore forcën kryesore të vet. Që pas Irakut, SHBA nuk kanë kryer asnjë operacion ushtarak pushtimi me trupa tokësore dhe ndërhyrja tokësore është parë përherë si një opsion i fundit./respublica

Pikëpamjet dhe opinionet e shprehura në këtë material janë tërësisht të autorit/
autorëve dhe jo domosdoshmërisht reflektojnë politikat e epavarura.com