Për Turqinë, të jetë pjesë e Bashkimit Europian, nuk ka peshë. Edhe pse janë hedhur hapat që Turqia të bashkohet “me çdo kusht” me Bashkimin Europian, nuk do të ketë kërkesë nga vetë shteti, citohet të ketë deklaruar Presidenti turk, Reccep Tayyip Erdogan.

Kreu i shtetit turk, ka deklaruar se në vend të anëtarësimit në BE, Turqia mund të bëhet pjesë e një blloku sigurie të dominuar nga Kina, Rusia dhe vendet e Azisë Qendrore.

Perspektiva për hyrjen në BE, duket me e largët se kurrë për anëtarin e NATO-s, Turqinë, e cila prej 11 vitesh është ende në bisedime me Bashkimin Evropian. Udhëheqësit evropiane janë treguar tejet kritikë me Turqinë, mbi shkeljen e demokracisë ne vend.

Sipas të përditshmes turke, “Hyrjet”, Erdogan citohet të ketë thënë se: “Turqia duhet të ndjehet e qetë. Nuk duhet të themi, për ne është vetëm Bashkimi evropian me çdo kusht”

Kina, Rusia dhe katër vendet e Azise Qendrore-Kazakistani, Kirgistani, Taxhikistani dhe Uzbekistan, kanë formuar Organizatën e Bashkëpunimit të Shangait (SCO) në vitin 2001 si një bllok i sigurisë rajonale për te luftuar kërcënimet e mundshme nga islamizmi radikal dhe trafikut te drogës nga Afganistani fqinj.

2 COMMENTS

  1. … [Trackback]

    […] Find More Information here on that Topic: epavarura.com/turqia-heq-dore-nga-ja-erdogan-jemi-kinen-dhe-rusine/ […]

Comments are closed.