Turqia ka legalizuar prodhimin e kanabisit në 19 provinca në përpjekje për të ndërprerë prodhimin ilegal, sipas rregullores së re nga Ministra e Ushqimit, Agrikulturës dhe bagëtisë.

Njoftimi është publikuar në gazetën zyrtare në fund të muajit shtator. Nga rregullorja e re do të lejohet prodhimi nën kontroll të lartë të shtetit në disa provinca me qëllim për përdorim mjekësor dhe shkencor.

Sipas gazetës “Hurriyet”, qeveria do të japë leje për prodhim në afat trevjeçar.

Prodhuesit potencial duhet të konfirmojnë se nuk ishin pjesë e atyre që prodhonin ilegalisht në të kaluarën.

Provincat e përzgjedhura janë: Amasya, Antalya, Bartin, Burdur, Çorum, Izmir, Karabuk, Kastamonu, Kayseri, Kutahya, Malatya, Ordu, Rize, Samsun, Sinop, Tokat, Usak, Yozgat dhe Zonguldak.

5 COMMENTS

  1. … [Trackback]

    […] Find More on on that Topic: epavarura.com/turqia-legalizon-prodhimin-e-hashashit/ […]

Comments are closed.