Turqia reagoi ashpër ndaj Pentagonit për cilësimin si “gjeneral” të njërit prej terroristëve të kërkuar me buletin të kuq.
Ministria e Jashtme e Turqisë reagoi ashpër ndaj cilësimit si “gjeneral Mazlum” të terroristit Ferhad Abdi Sahin, njërit prej të ashtuquajturve udhëheqës të organizatës separatiste terroriste PKK, i cili përdor kodin “Sahin Cilo” dhe që është i njohur edhe me emrin Mazlum Kobani, nga ana e zëdhënësit të Departamentit amerikan të Mbrojtjes (Pentagon), kolonelit Robert Manning.
Zëdhënësi i Ministrisë së Jashtme të Turqisë, Hami Aksoy gjatë një konference për shtyp të organizuar, reagoi ndaj deklaratave të zëdhënësit të Pentagonit ku ai thotë se “ShBA-ja do të vazhdojë të përkrahë gjeneral Mazlumin dhe forcat vendore përderisa ata vazhdojnë të përqendrohen në luftën kundër DAESH-it”.
“Zëdhënësi i Pentagonit ka vazhduar me dokrra si çdoherë. Të gjithë e dimë mirë se PYD/YPG-ja është një organizatë terroriste. Të gjitha institucionet e Shteteve të Bashkuara të Amerikës kanë dëshmi konkrete se PYD/YPG-ja është pjesë e organizatës separatiste terroriste PKK. Supozojmë se edhe zëdhënësi i Pentagonit është i informuar për këtë çështje”, deklaroi Aksoy.
Duke rikujtuar se grupi i punës Turqi-ShBA do të takohet më datat 8-9 mars, zëdhënësi Aksoy tha: “Pritshmëritë tona është që ShBA-ja të hedh hapa konkrete në drejtim të kërkesave tona dhe të përmbush premtimet. Gjatë takimit do të bisedohet edhe në lidhje me armët që ShBA-ja i dha PYD-YPG-së. Presim që këto armë të dorëzohen”.
Aksoy gjithashtu tha se grupi i punës do të bisedojë gjithashtu edhe në lidhje me çështjen e Menbixhit, ndërsa shtoi se ministri i Jashtëm, Mevlut Çavusoglu ka të planifikuar një takim me Sekretarin amerikan të Shtetit, Rex Tillerson më 19 mars në Washington.
Zëdhënësi rikujtoi se liderët e Turqisë, Rusisë dhe Iranit gjatë muajit të ardhshëm do të takohen sërish për të biseduar çështjen e Sirisë. Ky takim që do të jetë i cilësisë së vazhdimit të samitit të Soçit do të mbahet në Stamboll./ trt

6 COMMENTS

  1. … [Trackback]

    […] There you will find 54171 additional Info to that Topic: epavarura.com/turqia-reagoi-ashper-ndaj-cilesimit-si-gjeneral-te-terroristit-te-pkk-se-nga-ana-e-shba-se/ […]

  2. … [Trackback]

    […] Read More Information here to that Topic: epavarura.com/turqia-reagoi-ashper-ndaj-cilesimit-si-gjeneral-te-terroristit-te-pkk-se-nga-ana-e-shba-se/ […]

  3. … [Trackback]

    […] Find More Info here to that Topic: epavarura.com/turqia-reagoi-ashper-ndaj-cilesimit-si-gjeneral-te-terroristit-te-pkk-se-nga-ana-e-shba-se/ […]

  4. … [Trackback]

    […] Read More Information here on that Topic: epavarura.com/turqia-reagoi-ashper-ndaj-cilesimit-si-gjeneral-te-terroristit-te-pkk-se-nga-ana-e-shba-se/ […]

  5. … [Trackback]

    […] Here you will find 6760 additional Information to that Topic: epavarura.com/turqia-reagoi-ashper-ndaj-cilesimit-si-gjeneral-te-terroristit-te-pkk-se-nga-ana-e-shba-se/ […]

Comments are closed.