Turqia reagoi ndaj vendimit të Senatit Amerikan për miratimin e projektligjit për sanksione

0

Ministria e Punëve të Jashtme të Turqisë bëri të ditur se projektligji për sanksione i miratuar nga Komiteti i Marrëdhënieve me Jashtë i Senatit të Shteteve të Bashkuara të Amerikës është mosrespektim i vendimeve sovrane të Turqisë.

Në komunikatën me shkrim të lëshuar nga Ministria e Punëve të Jashtme thuhet se “’Ne e dimë se me cilat motive (arsye) Komiteti për Marrëdhënie me Jashtë i Senatit të ShBA-së miratoi një projektligj që parashikon sanksione të vendosura ndaj vendit tonë për shkak të Operacionit ‘Burimi i Paqes’ dhe të sistemit S-400. Arsyeja për këtë është zhgënjimi i thellë i shkaktuar nga goditja e rëndë që kemi sjellë me projektin, i cili është përgatitur me kujdes për një kohë të gjatë (në veri të Sirisë)”.

Në komunikatë në mes tjerash thuhet se “Nismat e ndërmarra kundër Turqisë në dy dhomat e Kongresit duke bërë llogari të brendshme politike dhe të mbështetura nga rrethet e caktuara ‘janë një manifestim i ri i mosrespektimit të vendimeve tona sovrane në lidhje me sigurinë tonë kombëtare’”.

Gjithashtu u theksua që këto nisma nuk kanë ndonjë funksion tjetër përtej dëmtimit të marrëdhënieve turko-amerikane, ndërsa u tha se: “Ne më 29 tetor kemi bërë një reagim ndaj një projektligji me përmbajtje të ngjashme të miratuar nga Dhoma e Përfaqësuesve. Këtë herë, përpjekja për të vënë në rendin e ditës të Senatit projektligjin në fjalë, tregon që ata nuk duam t’i kuptojmë shpjegimet tona. Ne i bëjmë thirrje Kongresit Amerikan të miratojë një qëndrim konstruktiv dhe të veprojë me arsye, i cili nuk do të dëmtojë objektivat tona të përbashkëta drejt zhvillimit të marrëdhënieve turko-amerikane, të cilat janë konfirmuar në nivelin më të lartë javët e fundit”.

Komiteti për Marrëdhënie me Jashtë i Senatit Amerikan me 18 vota pro dhe 4 kundër miratoi projektligjin për vendosjen e sanksioneve ndaj Turqisë për arsye të blerjes nga Rusia të sistemeve të mbrojtjes ajrore S-400 dhe hapave të hedhura në Siri.  /trt

Pikëpamjet dhe opinionet e shprehura në këtë material janë tërësisht të autorit/
autorëve dhe jo domosdoshmërisht reflektojnë politikat e epavarura.com

Loading...