Ministria e Mbrojtjes Kombëtare e Turqisë reagoi ashpër ndaj Ministrit grek të Mbrojtjes, Panos Kammenos dhe bëri të ditur se fjalët e tij në lidhje me Turqinë janë provokim.

Në deklaratën me shkrim të bërë nga ministria turke shkruhej: “Për shkak të deklaratave të reja me mungesë edukate, perceptimi dhe përgjegjësie, dënojmë fuqishëm Ministrin e Mbrojtjes së Greqisë dhe shprehjet ndaj vendit tonë ia kthejmë atij. Në një periudhë kur jemi duke punuar për të realizuar bashkëpunim konstruktiv në shumë çështje të rëndësishme dypalëshe dhe rajonale, fjalët e të sipërpërmendurit mbajnë cilësi provokuese dhe dëmtojnë përpjekjet në fjalë. Në vend të këtyre deklaratave të papërgjegjshme nga Greqia presim hedhjen e hapave konkrete për përforcimin e bashkëpunimit dhe botëkuptimit të përbashkët”.

Ministri grek, duke shtrembëruar fjalët e thëna më parë nga Presidenti Rexhep Tajip Erdoan në lidhje me Traktatin e Lozanës, tha: “Nëse dëshirohet mund ti kthehemi Traktatit të Sevrës (Sevres)”.

Ky nuk është skandali i parë i ministrit grek.

Për shkak të fjalëve që kanë kaluar kompetencat në data të ndryshme në lidhje me Qipron dhe Presidentin Erdoan, Kammenosit i janë bërë shumë herë paralajmërime nga Ministria e Jashtme.

Në këtë paralajmërime zinin vend shprehjet: “Kamenosin e ftojmë edhe një herë të sillet me përgjegjësinë dhe seriozitet shtetëror dhe e ftojmë që këtej e tutje të tregojë kujdes ndaj deklaratave dhe veprimeve të ngjashme”

2 COMMENTS

  1. … [Trackback]

    […] Find More on on that Topic: epavarura.com/turqia-reagon-ndaj-skandalit-te-ri-te-ministrit-grek-drejtuar-presidentit-erdoan/ […]

Comments are closed.