Hulus Akar, Valery Gerasimov dhe Joseph Dunford do të mblidhen në Ankara.

“Çështjet e përbashkëta që lidhen me sigurinë rajonale, sidomos në Siri dhe Irak, do të diskutohen në takim”, tha ushtria turke, duke mos dhënë detaje të tjera.

Turqia, Rusia dhe Shtetet e Bashkuara janë duke luftuar Shtetin Islamik, edhe pse mbështesin palë të kundërta në konfliktin sirian.

Ministria e Mbrojtjes e Rusisë konfirmoi takimin, dukë thënë se “është planifikuar një diskutim i përbashkët për çështje të sigurisë në Siri dhe Irak”.

8 COMMENTS