Kareem Shaheen dhe Martin Chulov- The Guardian

Më shumë se pesë vjet në luftën civile të Sirisë, Turqia, vendi që ka kontriubuar më shumë në rebelimin kundër sundimit të Bashar al-Assad, ka lënë të kuptohet se mund të normalizojë marrëdhëniet me Damaskun.
Sugjerimi i bërë nga kryeministri turk, Binali Yıldırım, të mërkurën, tronditi udhëheqjen siriane të opozitës, si dhe liderë rajonalë, të cilët ishin bërë aleatë me Turqinë për ta rrëzuar Assadin pas një kohe të gjatë, të një lufte të paharrueshme.

“Unë jam i sigurt se ne do t’i kthejmë lidhjet [tona] me Sirinë në normalitet”, tha ai, duke i qëndruar larg skriptit zyrtar, që ka bërë thirrje vazhdimisht për ndryshim të menjëhershëm të regjimit. “Ne kemi nevojë për të. Kemi normalizuar marrëdhëniet tona me Izraelin dhe Rusinë. Dhe jam i sigurt se do të kthehemi në marrëdhënie normale me Sirinë, gjithashtu. “

Edhe pse zyrtarët turq më vonë pohuan se këto komente janë një shpresë, dhe nuk implikojnë ndryshimet e politikave, rebelët e mbështetur nga Ankaraja edhe diplomatët rajonalë konkludojnë se Turqia po zbut retorikën e saj me Asadin, aleatët e të cilit e kanë mbështetur atë dhe e kanë vendosur në një pozicion fitues në luftë.

“Ne nuk e shohim këtë të ndodhë, tha një zyrtar. “Kjo nuk është në përputhje me atë që kanë thënë privatisht”.
Në javët e fundit, Turqia ka arnuar plagët me Izraelin, të cilat ishin prishur pasi komandot izraelite mësynë një anije turke me ndihma tetë vjet më parë, dhe me Rusinë, e cila kishte prishur lidhjet tregtare me Turqinë, pasi Turqia sulmoi një nga avionët e saj luftarakë në anën veriore të Sirisë këtë vit.

Rivendosja e marrëdhënieve me Rusinë erdhi pasi forcat kurde në Siri u mbështeten nga ajri dhe u drejtuan në tokë nga ana e Moskës, duke manovruar në fusha të reja, të cilat vunë në rrezik opozitën siriane, por më e rëndësishmja për Turqinë, kërcënonin drejtpërsëdrejti kufijtë e saj.

Kurdët e Sirisë janë aleatë politik me kurdët e juglindjes së Turqisë, të cilët janë përfshirë me Ankaranë në një fazë të re të luftës guerile 40-vjeçare. Për Ankaranë, ekspansionizmi kurd është një kërcënim shumë i madh ndaj interesave të saj kundrejt mbijetesës së Asadit. Rusia ka shprehur interes në ruajtjen e integritetit territorial të Sirisë – një terren i përbashkët nga çdo anë, për të mos përmendur rritjet e invadimit të grupit terrorist të Isis.

Rusia është gjithashtu e vetëdijshme për pikën e dobët të Turqisë dhe mënyrën për ta shfrytëzuar atë. Kurdët sirianë që ndihmuan Assadin për të rimarrë veriun kishin mbetur kryesisht në kufijtë e përplasjes mes opozitës dhe forcave besnike. Kjo ndryshoi brenda disa javësh, pas ndërhyrjes ajrore në shkallë të gjerë të Rusisë, e cila filloi në tetorin e kaluar. Disa muaj më vonë, kurdët u afruan në Aleppo dhe në “xhepat” e tjerë të kufirit me Turqinë.

Zyrtarët turq thonë se nuk ka pasur asnjë ndryshim në pozicionin zyrtar, që Assad duhet të largohet – një kërkesë e bërë nga kryeministri, Recep Tayyip Erdogan, në gusht 2011, pasi lideri sirian i refuzoi lutjet e Erdoganit që ai të pranonte opozitën popullore në qeverisjen e tij.

“Ka një dallim mes Sirisë dhe Bashar al-Asad,” ka thënë një zyrtar i lartë. “Ne shpresojmë, që në një moment, marrëdhëniet mes Turqisë dhe Sirisë do të kthehen në normale. Kjo është e gjitha”.
Yıldırım gjithashtu ka thënë se: “Ne kemi nevojë për këtë, [sepse] në mënyrë që përpjekjet kundër terrorizmit të kenë sukses, duhet të ketë stabilitet në Siri dhe Irak dhe [ata] kanë nevojë të adaptojnë një sistem qeverisjeje që përfaqëson të gjithë vëllezërit dhe motrat tona [në Siri dhe Irak]. Kjo është e pashmangshme”.

Megjithatë, vendimi i tij për të ngritur çështjen e normalizimit vjen në një kohë kur mbështetësit e presidentit sirian këmbëngulin se tashmë janë duke u zhvilluar hapa konkretë. Të flasësh për ulje tensionesh, fjalë që kanë qenë të përhapura në të gjithë rajonin për disa javë, të shpëndara nga mediat e pro-regjimit në Liban dhe mbështetësit pro-qeveritarë në Stamboll, duke përcakuar dialogun në kanalet e fshehta midis zyrtarëve të lartë të inteligjencës në Turqi dhe Siri.

Ato u intensifikuan më tej, pasi forcat e pro-regjimit, të udhëhequra nga milicia libaneze e Hezbollah dhe shiitët nga Iraku dhe Afganistani rrethuan Aleppon veriore, pas më shumë se një vit përpjekje. Forcat kurde gjithashtu kanë luajtur një rol vendimtar në rrugën mes Alepos dhe kufirit turk, duke arritur në zona që nuk i kanë kontrolluar më parë.

PYD kurde dhe forca e saj paramilitare YPG tani mbajnë zona të mëdha në veri të Sirisë përgjatë kufirit turk, një fakt që Ankaraja thotë se karikon rebelimet e brendshme me të cilat përballet. Për herë të parë në historinë moderne të shtetit turk, kurdët brenda Sirisë, tashmë lordët e të gjithëve, por me një shtrirje prej 60-milje mes dy vendeve, kanë një kufi të përbashkët. Dhe Ankaraja është zotuar që kjo të mos vazhdojë më tej.

Kurdët e Sirisë kohët e fundit kanë shpallur territorin që rikuperuan nga Isis, me mbështetjen amerikane, për të qenë pjesë e një zone autonome që qeveritë, si turke ashtu edhe ajo siriane, nuk e njohin dhe që Ankaraja frikësohet se do të përshpejtojë ambiciet e PKK-së.

Nëse një zgjidhje për luftën në Siri do të gjendej, Ankaraja nuk do ta lejojë këtë realitet i ri. Të spostosh kurdët nga rruga do të ishte një çmim i vogël për t’u paguar për një fitore ndaj Asadit. Turqia, ndërkohë, mund të përgatitet të paguajë një çmim shumë më të madh për një kthim para vitit 2011 të status-quos.

6 COMMENTS

Comments are closed.