Turqia do t’i lirojë me kusht 38,000 të burgosur para tentativës së muajit të kaluar për grusht shtet, për shkak se burgjet i ka të mbipopulluara dhe nuk po ka vend për të burgosurit e rinj, raporton BBC

Rreth 23,000 njerëz janë arrestuar që nga grusht-shteti i korrikut, dhe të burgosurit po lirohen për t’iu lënë vend të arrestuarve të fundit, edhe pse një gjë të tillë qeveria nuk e ka thënë zyrtarisht.

Ministri i Drejtësisë ka thënë se ata të cilët e kanë kryer gjysmën e dënimit të tyre, që i bie më shumë se 2/3 e të burgosurve, mund të lirohen me kush.

Ata që kanë kryer krime si vrasja dhe abuzimet seksuale, përjashtohen nga lirimi.

4 COMMENTS

Comments are closed.