Gjykata pranoi kërkesën e Prokurorisë së Shkodrës për caktimin e masës “Arrest në burg” për drejtorin e Hipotekës Zamir Leka që arrestua pasditen e sotme.
Kryerregjistruesi akuzohet për veprën penale “Korrupsioni pasiv i personave që ushtrojnë funksione publike”.
Ndërkohë, për juristen Frida Mirashi u caktua masa e sigurisë “Arrest në shtëpi”.
Gjatë hetimeve paraprake ka rezultuar e provuar se Zamir Leka në mënyrë të parregullt, pranon përfitime nga të tjerët, në këmbim të kryerjes së një veprimi, konkretisht regjistrimit të pasurive, lejeve të legalizimit, etj, detyrë funksionale kjo e tij.
“Me dt.30.03.2018, Prokuroria e Rrethit Gjyqësor Shkodër ka regjistruar kryesisht procedimin penal penal lidhur me veprat penale të parashikuara nga nenet 245/1, paragrafi I dytë dhe 259 të K.Penal, në ngarkim të shtetasve Zamir Leka, A.H, J.Z, S.M, S.T. Në vijim të hetimeve, është regjistruar për llogari të këtij procedimi penal edhe emri i shtetasit M.B”, thuhet në njoftimin e prokurorisë.
Zamir u emërua në këtë detyrë në janar 2018 nga ministrja e Drejtësisë e Etilda Gjonaj pa patur eksperience në administratë. Leka është anëtar i PS dhe përfaqësonte këtë strukturë në Velipojë. Bashkë me Lekën është arrestuar edhe punonjësja e ZRVPP, Frida Mirashi.
Mbi Lekën dhe Mirashin rëndojnë akuzat e korrupsionit dhe shpërdorimit të detyrës. Pesë ditë më parë, në Hipotekën e Shkodrës janë arrestuar juristi dhe specialisti bashkë me disa persona të tjerë të cilët ishin të përfshirë në një skemë korruptive për lëshimin e certifikatave të pronësisë. Nuk është e konfirmuar ende nëse arrestimi i Lekës dhe Mirashit është i lidhur me këtë dosje, ku një sekser, një përfitues në bashkëpunim me një jurist dhe një specialist të ZRVVP Shkodër, këmbenin certifikatat e pronësisë për 1 mijë euro.
Burimi: Lapsi.al

Pikëpamjet dhe opinionet e shprehura në këtë material janë tërësisht të autorit/
autorëve dhe jo domosdoshmërisht reflektojnë politikat e epavarura.com

6 COMMENTS

  1. … [Trackback]

    […] There you can find 63157 additional Info on that Topic: epavarura.com/u-arrestua-sot-per-korrupsion-arrest-ne-burg-kreut-te-hipotekes-ne-shkoder/ […]

  2. … [Trackback]

    […] Find More to that Topic: epavarura.com/u-arrestua-sot-per-korrupsion-arrest-ne-burg-kreut-te-hipotekes-ne-shkoder/ […]

  3. … [Trackback]

    […] There you can find 69987 more Info to that Topic: epavarura.com/u-arrestua-sot-per-korrupsion-arrest-ne-burg-kreut-te-hipotekes-ne-shkoder/ […]

Comments are closed.