Mutual UFO Network (MUFON) rrjeti më i madh kërkimor i dedikuar fenomenit të UFO-ve, ka paraqitur dëshminë e një ushtari holandez, i cili thotë se ka përjetuar një takim nga afër me një UFO në Bazën Ajrore të Soesterbergut.

Kjo ndodhi në orën tre të mëngjesit, në datën 17 shkurt 1991, kur protagonisti dhe një tjetër koleg ishin në detyrë në një objekt të Ushtrisë. Në një moment, të dy kanë vënë re një objekt që shkëlqente në distancë, rreth 30 kilometra larg. “Mjeti fluturues u drejtua nga ne, në të dhjetat e sekondës: një manovër e pamundur për çdo mjet fluturues tokësor”, ka deklaruar informatori i MUFON. UFO qëndroi e palëvizur mbi kokat e dëshmitarëve, të cilët mundën ta sodisin deri në detaje. “Nuk pati asnjë lloj zhurme – shpjegoi ushtaraku – por më shumë një rreth drite i shoqëruar me njolla të shndërritshme, të cilat lëviznin në drejtim të kundërt të akrepave të sahatit”. Pas disa minutash, njollat e shndritshme filluan të rrotullohen me shpejtësi, dhe objekti u zhduk ashtu siç i kishte afruar: sa hap e mbyll sytë. Pas vetëm pak sekondash, ushtarët vunë re një erë shumë të fuqishme që erdhi e u ngrit pikërisht në momentin ku qëndronte mjeti fluturues.

Pas kësaj eksperience, ata vërejtën një seri shqetësimesh fizike: “Ky është një kapitull në jetën time, për të cilin zakonisht unë flas, pasi partneri im dhe unë kemi pësuar shumë probleme shëndetësore pas asaj dite – ka vazhduar dëshmitari. Ne villnim shumë shpesh dhe patëm temperaturë të lartë për ditë me radhë”.

3 COMMENTS

Comments are closed.