E keni menduar ndonjëherë se limoni, përveç trupit dhe shëndetit mund të bëjë mirë edhe në lëkurën tuaj? Nëse jo, është mirë të mësoni se kjo agrume ka përfitime përtej imagjinatës tuaj. Limoni përmban vitamina të kompleksit B, vitaminë C, hekur, kalcium, kalium dhe magnez. Madje limoni përmban më shumë kalium se sa rrushi dhe mollët.

Pra uji me limon mund të bëjë këto mrekulli.

Lëkurë e pastër

Vitamina C ndihmon në eleminimin e njollave të lëkurës dhe në luftimin e radikaleve të lira. Ndërkohë vret bakteret që shkaktojnë puçrra, duke e lënë kështu lëkurën të pastër dhe të ndritshme.

Ndihmon në balancimin e pH të lëkurës

Edhe pse limonët përmbajnë acid në vetvete, kur konsumohen dhe treten nuk shkaktojnë aciditetit në trup. Ndaj kur trupi sëmuret për shkak të acidit të lartë, konsumimi i ujit me limon redukton nivelin e acidit në brendësi të trupit.

Hidraton

Hidratimi i trupit, nuk bëhet vetëm përmes ujit, por edhe nga ushqimet e pijet joalkoolike. Pra, nëse nuk ju pëlqen të pini vetëm ujë, atëherë mund të shtoni limon për të përmirësuar shijen, por edhe për të hidratuar trupin njëkohësisht.

Zbardh lëkurën

Vitamina C ka tendencë të zbardhë lëkurën dhe ta ndihmojë atë në përforcimin e përballjes me ajërin e ndotur të atmosferës përreth.

Zbut vizat dhe rrudhat

Kush është armiku më i keq i grave? Natyrisht që rrudhat. Por edhe për këtë uji me limon ka një zgjidhje. Ai përmban antioksidantë, që jo vetëm reduktojnë defektet, por edhe rrudh

3 COMMENTS

Comments are closed.