Gatime LIFESTYLE Shëndeti

Ukraina: Deti i Zi, i sigurt falë NATO-s dhe Turqisë

Ministri i Punëve të Jashtme të Ukrainës, Vladimir Pristayko tha se Deti i Zi është i sigurt falë NATO-s dhe Turqisë.
Në fjalimin e mbajtur në një konferencë të zhvilluar në Londër, Kryeqytetin e Anglisë A tha se NATO është fokusuar tek veri i Evropës dhe vendet e Baltikut.
Pristayko bëri të ditur se NATO duhet të fokusohet tek rajoni i Detit të Zi dhe shkroi: “Deti i Zi është i sigurt falë NATO-s dhe Turqisë. Çelësi për rajonin e Detit të Zi është tek fqinji ynë, Turqia. Ne jemi dakord me NATO-n për këtë çështje. Nëse e humbasim përqendrimin tonë për shkak të Evropës Jugore dhe pjesëve të tjera të botës, ne do të ngelemi vetëm”.
Ministri i Punëve të Jashtme të Ukrainës rikujtoi se Samiti i Liderëve të NATO-s, që sot zhvillohet në Londër, në vitin 2008 u zhvillua në Bukuresht, kryeqytetin e Rumanisë dhe shtoi: “Kanë kaluar 10 vjet dhe Ukraina dhe Gjeorgjia nuk u ftuan në NATO. Pavendosmëria e NATO u bë shkak që Rusia të ndërhyjë në fillim në Gjeorgji dhe pastaj në Ukrainë”.
Ai rikujtoi se vendi i tij ndodhet në kufirin jugor të NATO-s.
Shperndaje lajmin Ukraina: Deti i Zi, i sigurt falë NATO-s dhe Turqisë ne facebook, twiter, google+ etj.net.